I dha fund jetës me fostoksinë, zbulohen shkaqet që çuan në vetëflijim ish-kryekomunarin e Matit

354

Ish-kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti, 58-vjeç, i ka dhënë fund jetës këtë të hënë duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.

Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Burrelit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që të kërkohet dërgimi i tij në Tiranë me anë të një helikopteri. Ai gjeti vdekjen rrugës për ne Tirane.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po heton paraprakisht për problemet ekonomike te Kurtit, te cilat mund ta kenë shtyre drejt aktit te vetëflijimit, shkruan Panorama.

Ai la pas tre fëmijë, dhe gruan stomatologe. /albeu.com/