“Historitë” e Instagram-it, më të suksesshme se ato të Snapchat

309

Ka shumë njerëz që e kritikojnë Facebook-un për krijimin e “Stories” si funksion në shumë prej aplikacioneve dhe shërbimeve të saj.

Por njëra prej tyre me gjasë është rritur shumë dhe po funksionon.

I ngjashmi i Snapchat, “Instagram Stories” tani është bërë edhe më i madh sesa vet origjinali, transmeton albeu.com .

Në fakt, tipari brenda aplikacionit të famshëm të fotografive tani është shndërruar në një sukses të jashtëzakonshëm.

“Instagram Stories” tani ka bërë 200 milionë përdorues në ditë, ndërsa rivali i saj, Snapchat nuk ka arritur në më shumë se 150 milionë përdorues aktiv brenda një dite.

Por Instagram është edhe më i madh sesa vet “Stories”, pasi besohet se aplikacioni ka në total mbi 600 milionë përdorues aktiv.