Hahn e thotë troç: BE nuk ka të ardhme pa Ballkanin!

319

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin.

“Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë”, ka thënë Hahan.

Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.

“Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn.