FOTO/ ‘Mbiprodhim’, zbulohen kontenierë të mbushur me drogë pranë tunelit ku u gjet kanabis në Burrel

244

Nuk ka të sosur kanabisi. Pas sasisë prej 200 kg kanabis sativa që u gjet e fshehur në një tunel në njësinë administrative Baz të Matit, policia ka gjetur një tjetër sasi të madhe droge pranë këtij tuneli.

Kësaj radhe droga u gjet e fshehur brenda një kontenieri.

Burime nga Prokuroria thonë për Syri.net se pesha është mbi 500 kg kanabis, ndërkohë që zyrtarisht policia thotë se kjo shifër është rreth 150-200 kg.

Janë plotë 139 thasë të mbushur me kanabis që u gjetën brenda kontenierit. Gjithashtu në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov.

Policia nuk ka identifikuar ende asnjë përgjegjës për kanabisin e gjetur.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme u njoftua kapja e 200 kg kanabis në një tunel në Mat vetëm pak metra larg kontenierit me drogë.