FOTO/ Klos, aksident automibilistik, plagoset rëndë një 22 – vjeçar

331

Një aksident automibilistik ka ndodhur në aksin rrugor Burrel – Klos ku ka mbetur i plagosur një 22 – vjeçar.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkambi i kuq”, ku 22 – vjeçari E.K, duke drejtuar automjetin tip “Fiat punto”, me targa TR 0207 U, ka humbur kontrollin mbi automjet, duke rënë rreth 20 metra poshtë rrugës.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit, është transportuar për ndihmë më të specializuar me Ambulancë drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

/bulqizaime.al/