FOTO/ Kapet 10 milionë Euro drogë në Itali, dyshohet se u trafikua nga Shqipëria

325

Një operacion i madh antidrogë i policisë italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e plot 2 ton marijuanë në zonën e Abruzzos.

Droga e kapur ka vlerën e 2 milionë Eurove, sipas autoriteteve italiane, transmeton syri.net .

Mediat shkruajnë se karabinierët arrestuan një 49-vjeçar me iniciale G.C, si përgjegjës i sasi së kapur të kanabisit.

49-vjeçari mbahej nën përgjim ditët e fundit nga policia. Ai ishte parë të udhëtonte me makinë luksoze dhe të qëndronte në një hotel në Roseto degli Abruzzi, shkruan Syri.net.

49-vjeçari kishte bërë lëvizje të shumta, deri sa policia zbuloi një depo në Chieti. Nga kontrollet brenda saj u gjet një pjesë e konsiderueshme droge. Ndërsa pjesa tjetër ishte fshehur brenda një furgoni. Në total nga peshimi rezultoi se kanabisi ishte plot 2 ton.

Në të njëjtin operacion anti-drogë, policia italiane gjeti dhe sekuestroi në një plazh një skaf 10 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm 500 kuaj/fuqi secili.

Policia italiane dyshon se skafi i fuqishëm ishte përdorur për të trafikuar drogën nga Shqipëria në Itali.