Floriana Garo rrëfen lidhjen e re

344

Moderatorja Floriana Garo duket se ka harruar ish të fejuarin e saj dhe ka konfirmuar nisjen e një lidhjeje të re.

Ndarja nga i fejuari Tedi Ngjela bëri bujë në media duke qenë se ish-mis Shqipëria kishte deklaruar se braktisi Amerikën për ti qëndruar pranë dashurisë së saj të madhe.

Menjëherë pas ndarjes juristi dhe biznesmeni Ngjela u pa me një vajzë tjetër dhe tashmë është bërë baba.

Moderatorja e njohur ka folur rreth lidhjes së saj dhe tha se ka filluar një marrëdhënie të re por nuk do t’i bëjë gjërat publike sepse lidhja me Tedin u ekspozua shumë në media dhe nuk i pëlqeu që të gjithë po merreshin me lidhjen e saj.

Në një intervistë për Express Roza ajo është shprehur se ditëlindjen e saj e ka festuar në një udhëtim privat në Marok ku ishte vetëm me të dashurin e saj.

“Ishte një udhëtim më privat, dhe zgjodha ta kaloj me të dashurin tim”, është shprehur ajo, ndërsa tha se kjo lidhje vazhdon prej muajsh dhe se po e shijon lumturinë që i fal kjo lidhje, por ende nuk dëshiron ta bëjë publike.

Duke folur për ishpartnerin e saj Floriana u shpreh:

“Mund të them që ka qenë një lidhje që unë e vlerësoj, ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës time, kam kaluar 5 vite me një njeri që normalisht e kam dashur. Gjithçka mbaroi, por kjo u ndodh edhe njerëzve të tjerë, është një kapitull i mbyllur dhe unë i uroj më të mirat në jetën e tij!”