Ferit Keta “ndez” duelin për titullin europian

392

Më 1 korrik Ferit Keta do të kulmojë me sfidën për titullin kampion të Europës në Kickbox, ku do të sfidojë holandezin Rochel Gumuljo. Në orën 19:00 në Mynih, boksieri kuqezi aktualisht kampion Gjermanie në kickbox do të zhvillojë duelin më të rëndësishëm të karrierës së tij sepse përballë tij do të jetë holandezi me një karriërë rekordesh pa asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist në kickbox dhe MMA.

Kampioni shqiptar e pranon se kundërshtari është i një niveli shumë të lartë, por për këtë duel po përgatitet prej shumë muajsh dhe objektivi i tij i vetëm është fitorja.

Ai shton gjithashtu se kjo përballje shënon gjithashtu kulmin e karrierës së tij.

Ferit Keta prej disa kohësh është fokusuar te boksi por ky kapërcim në kickbox vjen natyrshëm, madje ai lë të hapur edhe mundësinë që në të ardhmen të jetë pjesë e MMA.

Në fund, një mesazh edhe për të gjithë shqiptarët që këtë sfidë do ta ndjekin nëpërmjet paketës Supersport.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/vb.335186276579302/1274125102685410/?type=2&theater