Era e katër viteve më parë, kur askush nuk e njihte

275

Këngëtarja e njohur Era Istrefi e cila ka hyrë në tregun botëror pas hitit të saj BonBon dhe së fundmi me këngën Redrum nuk ka qenë gjithmonë kaq “shpërthyese”.

Një foto e publikuar kur Nora Istrefi u bë pjesë e “Këngës Magjike” dhe të gjithë flisnin për fustanin e saj të bardhë me një supër të çarë, tregon se askush nuk i kushtonte vëmendje motrës së saj të vogël.

foto ajo duket e ndrojtur, e dobët me flokë të verdha deri në sup, dhe të gjithë thonin se Era ishte shumë larg pamjes seksi të Norës.

Madje, edhe veshja e saj ishte shumë e thjeshtë dhe qëndrimi disi i strukur, shkruan Panorama.

Kush do arrite ta parashikonte se vetëm dy vite më vonë, Era do kishte atë shpërthim dhe atë sukses në muzikë që as motra e saj nuk e arriti. Me të vërtetë befasuese Era për rrugëtimin që ka bërë në muzikë.