Edhe pak ditë fillon “Big Brother”!

209

Big Brother Albania 9 do të nis në datën 18 mars, shkruan Top-Channel.

Për ta lajmëruar këtë u organizua një takim që bëri bashkë ish-konkurrentë dhe fitues të edicioneve të shkuara, stafin e Big Brother, ndjekës dhe gazetarë që e kanë përcjellë hap pas hapi këtë spektakël që në krye të herës.

“Këtë vit është një skuadër tërësisht e re që e bën për herë të parë Big Brotherin, por që jam e sigurtë që falë profesionalizmit që i karakterizon, do t’ja dalin që të bëjnë një spektakël të shkëlqyer. Jam e sigurtë për këtë!”, thotë moderatorja, Arbana Osmani.

Së bashku me të do të fillojë edhe Fun Club nën moderimin e Albana Osmanit dhe në rolin e opinionistit me Olti Currin, çdo të dielë në orën 13-15.

Por ky edicion plotësohet me një program satirik, i stilit radiofonik,  Big Bastards, menjëherë pas spektaklit të madh të së shtunës.

/bulqizaime.al/