Durrës, “Dita e verës” festohet me ballokume dhe biçikleta

498

Ditën e sotme në të gjithë vendin është festuar “Dita e verës”.

Ndryshe nga të rinjtë bulqizakë, qw e gdhinw natwn pranw zjarrit, në qytetin e Durrësit përveç ballokumeve pjesë e festës është bërë edhe biçikleta.

Grupimi qytetar-rinor “Bicycle Durrës”, ka organizuar një pedalim në qytet, që kulmoi me një piknik në zonën e plazhit.

Për të rritur sensibilizimin e qytetarëve mbi përdorimin e biçikletës, të shtunën e kaluar ky grupim organizoi një pedalim në qytet, që vijoi me informimin për dobitë shëndetësore të përdorimit të biçikletës, me një tendë të ngritur ditën e dielë.

https://www.facebook.com/bicycledurres/videos/1635045466803890/

Tenda shërbeu edhe për kontroll shëndetësor falas të popullsisë, në bashkëpunim me studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe organizatës humanitare, “Lions Clubs International”.

Edhe këtë vit kryeqyteti i festës që përshëndet ardhjen e stinës së pranverës, ishte Elbasani.

/bulqizaime.al/