Donald Lu takim me ish-kryeministrin Berisha

333

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi mësohet se është duke u zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha dhe ka nisur që nga ora 12:00 dhe ka përfunduar rreth orës 13:00.

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu është një nga mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

Pak ditë më parë ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka zhvilluar edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku është diskutuar për situatën politike dhe reformën në drejtësi.