Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë

430

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në një takim me nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të Shqipërisë tha se korrupsioni mund të ndalet vetëm nëse të rinjtë vendosin të veprojnë kundër tij.

Ai u shpreh se kohët po ndryshojnë dhe tha se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar kanë filluar të kenë frikë nga të rinjtë.

“Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë, politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju”, tha Lu.