Dibër, sherr mes dy familjeve, bilanci: 3 të plagosur

394

Një konflikt mes dy familje ka degjeneruar në dhunë në fshatin Fushë-Alie të Dibrës.

Policia bën me dije se Zenel Margjoni dhe Xhevat Përgjegji janë konfliktuar e goditur me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Më pas, sqaron policia, janë përfshirë në konflikt edhe familjarët e tyre, H.M, dhe L.M të afërm të Zenel Margjonit dhe M.P, familjare e Xhevat Përgjegjisë. Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar Zenel Margjoni, Xhevat Përgjegji dhe M.P, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë arrestuar në flagrancë :

Xhevat Përgjegji, 19 vjeç,  banues në Njësinë Administrative Fushë-Alie-Dibër. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”

Zenel Margjoni, 65 vjeç,  e banues në Njësinë Administrative Fushë-Alie-Dibër. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për: H.M, 65 vjeç,  dhe L.M, 36 vjeç, banues në Njësinë Administrative Fushë-Alie-Dibër.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Dibrës thotë se materiale hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.