Dibër, objektet që pësuan dëme nga tërmeti do të shemben

553
Pallat i dëmtuar nga tërmeti në zonën e Durrësit. Foto: BIRN

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë publik bilancin e banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe personave të evakuar nga verifikimet e deritanishme. Voda evidentoi një shifër të pabërë publike më parë nga dëmet e tërmeti në qarqet Shkodër, Dibër, Fier dhe Vlorë ku janë bërë vlerësimet e banesave të panbanueshme që do të shemben në ditët në vijim dhe të atyre që do t’i nënshtrohen riparimit.

DËMET NË BANESA

Ndërkohë edhe një përditësim për qarqet e tjera që nuk kemi raportuar në daljet e deritanishme:

Qarku Shkodër

Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa,

Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa,

Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa.

Qarku Dibër

Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179,

Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28,

Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.

Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

Qarku Fier

Bashkia Lushnje.

6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët.

Bashkia Fier.

Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është  bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Bashkisë Mallakastër.

Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjecare “Gjok Doçi”.

Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Qarku Vlorë

Bashkia Vlorë.

Ka 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar  22 dhe janë në proces 15.

– 9 raste problematik pallatesh krisje muresh dhe bashkim pallatesh,

– 16 plasaritje muresh, dhe

– 2 shkolla dëmtim pjesërisht, por pa problem për mësimdhënien.

Bashkia Selenicë.

Ka 15 ankesa, evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste.