Dhunohet me mjete të forta 25-vjeçari në Dibër, në gjendje të rëndë për jetën

335

-Një 25 vjeçar është dhunuar me mjete të forta në fshatin Luzni të Dibrës, ndërsa po kthehej në banesën e tij.

Mësohet se i dhunuari që është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet është Arsen Drenova. Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e dhunës ndaj 25-vjeçarit. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.