Çili njofton që më 15 prill, prishet koalicioni PS-LSI

296

Tashmë nuk është më sekret që botuesi dhe analisti Henri Çili, jo vetëm është rreshtuar krah Edi Ramën, por është shndërruar edhe një nga njerëzit dhe këshilltarët e tij më të afërt. Çili nuk e fsheh që kohët e fundit është i pajisur me informacion konfidencial për lëvizjet politike të pritshme, të kryeministrit.

Kështu Çili deklaroi mbrëmë me bindje, se koalicioni PS-LSI do të zgjasë deri më datën 15 Prill. Këtë parashikim ai e bëri në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, përballë Kreshnik Spahiut i cili është në koalicion me Lulëzim Bashën.

“Unë e kam argument jo ide. Ky koalicion zgjat maksimumi dhe një muaj. Rama dhe Meta nuk do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Pra do të garojnë në vete, nuk do të ketë një koalicion para zgjedhore”, tha botuesi Çili.