Çako: Policët të deklarojnë se nuk do kultivojnë kanabis

400

Masat e reja në luftën kundër kanabisit do të merren ndaj punonjësve të policisë. Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka kërkuar deklarime nga punonjësit e policisë.

Çako bën me dije se afati i fundit për këto deklarime është deri më 15 prill. Mësohet se bardhë e blutë duhet të deklarojnë se nuk do kultivojnë kanabis, as ata as familjarët e tyre.

“Policët të deklarojnë se nuk do të kultivojnë kanabis. Policët do dorëzojnë vetëdeklarime brenda 15 prillit. Vetë deklarimet do dorëzohen në komisariatet e policisë. Policët të sigurojnë se as familja s’do merret me kanabis. Masa të ashpra për policët që do kultivojnë kanabis”, tha Çako nga Durrësi.