Bushati: Platforma shqiptare, pretekst i Gruevskit dhe Ivanovit

291
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

I ftuar në Top Story-n e kësaj të hëne, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike.

“Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele”, tha Bushati.

Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre.

Kryediplomati shqiptar shton se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Presidenti vendas, por shqetësimi ka qenë diku tjetër.

“Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, deklaroi Bushati.

Ministri i Jashtëm shtoi se nuk ka patur asnjë udhëzim nga partnerët ndërkombëtarë dhe as ndonjë preferencë e partive shqiptare për të formuar aleancë me LSDM-në. Sipas tij, edhe me këtë koalicion, realizimi i plotë i platformës shqiptare do të kërkojë mirëkuptimin e gjithë faktorit maqedonas.

“Një pjesë e mirë e çështjeve që trajtohen në platformë nuk mund të realizohen nëse nuk ka një mirëkuptim të faktorit maqedonas. Në një pjesë të rasteve kërkohen ndryshime kushtetuese, pra kërkon 2/3 e votave dhe mazhoanca e krijuar rishtazi nuk i ka këto mandate”, tha ai.