Burreli barazon me Kamzën, takimi mbyllet me incidente

372

Është mbyllur me barazim ndeshja ndërmjet Burrelit dhe Kamzës në stadiumin Liri Ballabani të Burrelit.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së dytë të kategorisë së parë, duke qenë një nga takimet më kryesore të javës së 18-të.

Fitorja e Kamzës në këtë ndeshje do ti jepte shance më të mëdha për të kë kaluar në Superligë, por që një rezultat i tillë hap garën në grupin A.

Mbyllja e takimit shënoi edhe incidente, pasi pati përplasje ndërmjet futbollistëve dhe forcave të policisë që kishin hyrë në fushë për shoqërimin e arbitrave.

/bulqizaime.al/