Burrel, zhduket i mituri 7 vjeçar!

428

Një fëmijë 7 vjeçar nga Burreli ka humbur kontaktet me familjen e tij këtë të shtunë.

Majklen Buci quhet djaloshi 7 vjeçar nga fshatin Shëlli, i cili ka humbur që nga ora 13:00 e kësaj të shtune.

Familjarët kanë bërë të ditur se fëmija do të nisej drejt Burrelit, por ka qenë shoferi i linjës që ka konstatuar se fëmija nuk është paraqitur.

Ndërkohë që më pas familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka nisur kërkimet për 7 vjeçarin e humbur.

/bulqizaime.al/