Blushi: Rama fshihet pas çdo koncesioni

316

Kreu i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi ka hedhur akuza të ashpra dhe ka folur më tone të forta dhe nuk ka kursyer as seancën e sotme parlamentarë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i LBRA-s tha se nuk e kanë fajin ministrat për situatën në vend, për kanbizimin për varfërinë dhe koncesionet e ka vetëm Rama. “Kush është përgjegjës për koncesionet e shëndetësisë, nuk e ka fajin Beqaj, por pas tij fshihet Edi Rama”.

“Qeveria ka falimentuar, por nuk është vetëm kjo, 200 mijë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, mijëra studente ngelën pa shkollë për shkak të reformës së diskredituar, vendi është kanabizuar.

Partia është para vendimit, interesi partiak para Shqipërisë. Ajo që mëndoj unë është se nuk është faji i ministrave sepse ata nuk kanë asnjë gjë në dorë, kush është përgjegjës për koncesionet e shëndetësisë, nuk e ka fajin Beqaj, por pas tij fshihet Edi Rama. Jemi kthyer në Kolumbinë e Europës. Mbillni kanabis, për të luftuar varfërinë”.

Ja çfarë tha Ben Blushi sot në Kuvend:

Duke pranuar siç ndonjë në të gjithë botën, se ka standard për këtë punë, qeveritë ndryshohen kur dështojnë, kur dështojnë reformat, kur nuk ka vende pune, kur rriten çmimet, kur nuk ka investime, kur rendi cenohet.

Edi Rama këtë javë nuk e tha këtë. Tha që po i largoj ministrat, se kanë punuar shumë mirë! Kush punon shumë mirë, pra, nuk ka pse rri ën qeverinë time!

Unë nuk e kuptoj sesi si shumicë e shpartalluar nuk keni mundësi të mbroni punën që ju bëri, se ju shpartalloi Edi Rama me koalicionin që ka bërë.

A ka përgjegjësi ndaj interesit publik: Pse ndryshohet qeveria që ka votuar? Asnjë përgjegjësi nuk flet. Vini flisni për produkte kozmetike!

E vërteta është se qeveria ka falimentuar! Se rendi është cenuar. Se ka rënë cilësia e jetesë. Se nuk ka konsumon! Që 200 mijë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria! Që kemi më pak investime për frymë se Bosnja, për frymë! Se mijëra student ngelën pa shkuar në universitet për shkak të reformës së dështuar në arsim!

Pata një debat me ju kur isha me ju, fatkeqësisht: Shqipëria po partia!  U çuat aty Partia, partia, partia!

Ja pra që u vërtetua ajo që thashë: Keni interesin e partisë më parë se të Shqipërisë, mbi interesin publik!

Nuk është faji i ministrave: S’kanë pasur asnjë pavarësi për vendimet! Kush është përgjegjës për koncesionet? Për kanabisin? Edi Rama direkt!

Jemi kthyer në Kolumbinë e Evropës,  vendin kryesor të kanabisit, se nuk ka vende pune dhe ai është përgjegjës direkt!

Habitem si ka këtu njerëz që nuk flasim!

Kush është shkaku real: partia mbi Shqipërinë! Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën! Paguhet një taksë tek Ilir Meta për koalicionin.

Iliri hoqi Saimirin, Saimiri hoqi Ilirin, Iliri vuri Fatmirin!

Ai që Ilir Meta nuk e do për ministër, nuk e vini! Atë që do Ilir Meta për Kryeministër, ai është Kryetari i PS-së!

Për çfarë qëndroni në këmbë! A mund t’i thoni shqiptarëve se shtuat punësimin, se I lehtësuat barrën e shkollimit, a mund të pretendoni se zhdukët Lazaratin dhe e kanabizuat gjithë vendit? Është rritur kosto e jetesës? Po! Është rritur kostoja e naftës? Po!

Për çfarë do të shkoni të kërkoni votat në fshat?! Jeni rraskapitur! Doni të vini në pushtet që të mbroheni nga gjyqtarë e prokurorë! Doni të jeni në pushtet që të keni imunitet!