Blushi: Ndodhi e pabesueshmja, 81 vota rrëzuan 84 vota

493

Kryetari i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi ka reaguar në lidhje me vendimin e Kuvendit, që ka shtyrë me 81 vota ligjin e vettingut, duke rrëzuar një ligj të miratuar me 84 vota.

“Ligji i Vetingut është miratuar me 84 vota.

Dje ai ndryshoi duke i dhënë Kuvendit një kopetencë që nuk e ka me 81 vota.

Parlamenti vendosi të ndryshojë afatet e paraqitjes së kandidatëve si dhe te shtojë kandidatë të tjerë, të cilët ishin skualifikuar.

Kjo ndodhi në Çadrën e Padrejtësisë së Partive të Vjetra”, shkruan Ben Blushi në Facebook.