Biba letër Llallës për zgjedhjet në Kavajë: Kemi informacione se PD do t’i bllokojë

405

Kryetari i KQZ, Denar Biba i ka dërguar një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla për zgjedhjet në Kavajë, ku thuhet se PD do te perpiqet t’i pengoje dhe bllokoje ato.

Ne leter thuhet se KQZ e ka mesuar kete informacion nga shkresa e datës 28 Prill 2017 e Haki Çakos.

“Me shkresën nr. 589 date 28.04.2017 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihemi në dijeni të administrimit te disa informacioneve që kanë të bejnë me zhvillimin e tubimeve grumbullimeve, protestave nga simpatizantëte e Partisë Demokratike dhe bllokimin e KZAZ nr 42, për administrimin e proçesit zgjdhor në datat, 6 dhe 7 maj 2017.

Me shqetësim konstatojmë se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës e cila dhe kjo është një e drejtë kushtetuese.
Në respekt të kësaj të drejte kushtetuese, Kodi Zgjedhor, ka parashikuar në Nenin 77 të tij, periudhën e fushatës dhe të heshtjes zgjedhore.

Sipas kësaj dispozite, dita përpara datës së zgjedhjeve është data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.

Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

Gjithashtu vërejme me shqetësim të madh pamundësinë e forcave të policisë së shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajës në mënyrë që të sigurohet e drejta e votës.

Në këtë kontekst, me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush të merrni cdo masë që mund të konsiderohet e nevojshme dhe e arsyeshme në respektim të ligjit për të monitoruar ekseset e mundshme të mund të ndodhin gjatë protestave”, thuhet ne leter.