Basha – Ramës: Jo takim të dashurish! Ja si duhet të hysh e të dalësh nga çadra

340

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka ritheksuar edhe një herë se zgjidhja e vetme që do të pranojë çadra e opozitës dhe PD, është dorëheqja e Ramës dhe ngritja e qeverisë teknike.

Duke ironizuar ftesën e Ramës për t’i thënë “orën dhe vendin ku”, Basha tha se ai nuk do ta takojë kryeministrin siç takohen të dashurit por me një program serioz për të zgjidhur krizën, që sipas liderit demokrat bëhet vetëm përmes qeverisë teknike.

Basha pohoi se në fillim ka patur një dakortësim mes palëve për takimin, axhendwn dhe vendin, por ai që u tërhoq ka qenë kryeministri Rama.

Madje lideri demokrat i është drejtuar kryeministrit, duke thënë se pavarësisht se qytetarët nuk e duan në çadër, ai mund të vijë, por duke patur në xhepin e xhaketës shkresën e dorëheqjes së tij, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka patur vend dhe orë e nuk mund të kishte sepse dialogu i vërtetë nuk ka nevojë për vendin dhe orën, sic takohen të dashurit, por për një program serioz për të nxjerrë vendin nga kjo krizë ku e ka futur një njeri.

Citoj atë që i kam thënë, që në këtë çadër të vijë por me dorëheqjen e tij… në këtë cadër të lirisë ku shumica prej jush tha sed nuk mund të vinte, unë me përgjegjësinë që më keni dhënë, i kërkova të vij me dorëheqjen e tij.

Prandaj e them, meqë dëshirën për në cadër e ke shprehur shumë herë, sepse e kuptoj që je xheloz për këtë çadër. Eja në këtë çadër me dorëheqjen në xhepin e xhaketës dhe ne do të të presim paqësisht.

Dialogun e dakortësuam 6 ditë më para. U ra dakort se do të flitej për qeverinë teknike dhe për mandatin e qeverisë teknike, dy tema që kërkojnë përgatitje serioze… ndaj në këto 6 ditë ekipi i opozitës ka qenë i përgatitur për dialogun serioz dhe jo për një dialog shterpë.

Ky dialog politik, nëse është i vërtetë, do të ketë për produkt qeverinë teknike, duke luftuar krimin dhe drogën, duke zbatuar dekirminalizimin.

Mund të vijë në dialog si kryeministër, por në cadër jo, këtu do të mund të vijë i dorëhequr. Do të hyjë si kryeministër në dialog, por të dalë jo më si kryeministër.

Rruga e dialogut mbetet e hapur, por ta harrojë se kjo do të mbarojë me pazare. Ne jemi bashkë për një kauzë që tejkalon axhendat politike, sepse sigurimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, themeli i republikës së re, duhet të jetë i fortë.

Ndaj është koha të ndaj me ju, vendoshsmërinë tonë, jo vetëm për ti shkuar deri në fund mandatit të qeverisë teknike si zgjidhja evetme por edhe standartit europian, që garanton lirinë e votës. Duam dhe kërkojmë votimin biometrik, elektronik dhe votimin elektronik si garanci totale për zgjedhje të lira në qeverinë teknike. Gjithashtu edhe për të garantuar votën e emigrantëve. Këto janë detyrat e mëdha që nuk mund ti kryejë kurrsesi kjo qeveri.”tha Basha.

Ditën e djeshme Kryeministri Rama dha disa detaje për negociatat e kryera mes palëve për diskutim, por sipas tij gjithçka u prish nga pala demokrate.

“Kemi insistuar vazhdimisht, jo është në gjumë, jo është i lodhur, jo duhet të negociojë me aleatët për mbledhjen, jo u caktua vendi jo nuk u caktua, pastaj pa kushte, për datën, e diskutojmë, jo nuk e diskutojmë dhe në fund fare morëm një kërkesë, që donin dorëheqjen e firmosur të kryeministrit në tavolinë. Më fal po nëse e do të dorëhequr me kë do diskutosh?”-tha Rama.