Basha: Rama do shporret, destabilitet nuk do të ketë

321

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se po kërcënon vendin me destabilitet vetëm për të qëndruar në karrigen e krimit, siç e cilësoi ai.

Basha, me një gjuhë të ashpër, e ka cilësuar kryeministrin si një njeri “të pafytyrë”, i cili shumë shpejt sipas tij do të shporret për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike.

“Kjo është kauza e krimit të pakompromis për zgjedhje të lira e të ndershme. Vepra më e zezë e Ramës në këto 4 vite, ka qenë shndërrimi i vendit në një kërcënim kombëtar, në një turp për shqiptarët e rajonin, duke u bërë numri një i prodhimit të kanabisit në Europë. Rama dhe ustallarët që i vunë flakën Shqipërisë 20 vite më parë, sot kërcënojnë protestën tonë paqësore. Fytyra kriminale e Shqipërisë, kërcënon popullin, o do bëjmë zgjedhje fasadë, me krimin e kriminelët, ose përndryshe do destabilizoj Shqipërinë. Kë kërcënon mor surratsëz që në zhargonin popullor do të thotë i pafytyrë! Kujt i kujton 97-ën ti, këtu është lëvizja më demokrate e paqësore, për të ndëshkuar krimin e kriminelët”, 0 u shpreh Basha me tone të larta në adresë të Ramës.

“Hiq dorë nga kërcënimet, se nuk pinë më ujë. Shqipëria nuk do të shkojë në destabilizm për surratin tënd, Shqipëria nuk do të bëjë zgjedhje fasëdë që të rrish ti në pushtet. Jo, vendimi është marrë, ti do shporresh dhe do i hapësh rrugë qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugë tjetër nuk ka”, – vijoi ai.