Basha: Premisat për dialog janë zero

296

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar se premisat për dialog me maxhorancën janë zero.

Në orët e fundit të skadimit të afatit të vendosur nga Edi Rama për të bërë opozitën pjesë të procesit zgjedhor të 18 qershorit, Basha ka deklaruar se nuk do bëjë asnjë hap pas.

“Prej ditës së parë ne jemi të hapur për dialog politik, por të pranohen të vërtetat e krimit dhe drogës nga të gjitha palët. Nëse qeveria nuk e pranon, premisat për dialog janë zero”, u shpreh Basha.