Basha: Përplasjet brenda koalicionit, teatër politik

251

Kur përplasjet brenda koalicionit qeveritar po bëhen të përditshme dhe në nivele të larta përfaqësimi, kreu i opozitës, Lulzim Basha beson se ky nuk është veçse një teatër politik mes bashkëkryetarëve të koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ai nuk u përqendrua shumë në këtë pikë, por la të kuptohet se shqetësimi i tij lidhej me rolin e opozitës.

“Dhe mjaft bëtë sikur u grindët. Jo po do na bëni dhe opozitën ju. Mjaft që keni qeverisur 4 vite, bëni dhe opozitën tani. Opozita është në shesh”, tha Basha.

Në ditën e 30 të protestës, kreu i Partisë Demokratike e rëndoi fjalorin kundër kryeministrit, për të cilin tha se është nxitësi i akuzave kundër miqve të huaj që mbështesin kauzën e opozitës.

“Derman nuk i bën dot as e kuqja, as e bardha, por vetëm ikja. Dhe do të ikë që ç’ke me të”, tha Basha.

Kreu i opozitës kishte edhe një sugjerim për kryeministrin: “Në vend që të shpikë armiq të jashtëm, le të dalë dhe të flasë për Fatmir Xhafën”.

/ Top Channel