Basha përplaset me gazetarin e “Zëri i Amerikës” (VIDEO)

297

Insistimi i fortë për disa herë me radhë i gazetarit të “Zëri i Amerikës” Arben Xhixho, e ka vënë në pozitë të vështirë kreun e PD-së Lulzim Bashën në lidhje me pyetjen: “Po ju ç’do të bëni nëse zgjedhjet zhvillohen?
Fillimisht Basha u mundua të justifikohet me sloganin që thotë për ditë në çadër se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje.
Gazetari i ka thënë se megjithatë kryeministri ka thënë se ato do të zhvillohen në 18 qershor.
Basha u përgjigj se populli dhe opozita do ti pengojnë.
“Po cili popull – ka insistuar Xhixho – ata janë mbështetësit tuaj?” Basha është mbrojtur me faktin se Dritan Hila dhe Artan Fuga nuk janë të PD-së.
Gazetari ka insistuar prapë po nëse zgjedhjet bëhen cilat mekanizma do të përdorni ju për ti penguar, Basha është tërhequr disi duke dhënë një përgjigje flu dhe duke deklaruar se mjetet me të cilat do të bëhet i mundur pengimi i zgjedhjeve do të shpalosen hap pas hapi.
Jo më e lehtë ka qenë edhe pjesa e intervistës kur kreu i PD ka thënë se administrata e Uashingtonit është keqinformuar nga paratë e narkotrafikut. Gazetari ka ndërhyrë për të theksuar se në Uashington informatat shkojnë nga ambasada e Tiranës dhe Basha ka thënë se ai e kishte fjalën për lobistët që paguhen me paratë e narkotrafikut për të shtrembëruar realitetin.

Pika e fundit qe ajo e reformës në drejtësi dhe e akuzës se PD po bëhet pengesë për funksionimin e saj. Megjithëse Basha dha të gjitha argumentet e tij gazetari insistoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë të njëjtin këndvështrim. Atëherë Basha e humbi durimin duke ia kthyer: “Duhet rtë njihesh më mirë me faktet”.