Basha: Javën tjetër protestë masive në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

324

Opozita do të organizojë javën tjetër një tjetër protestë masive.

Këtë gjë e bëri të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili duke folur në ‘çadrën e lirisë’ u shpreh se pas fitores së parë në Kavajë, opozita do të mbajë një marshim masiv në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Javën tjetër, opozita dhe të gjithë shqiptarët do të bashkohen në një marshim proteste masive në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, u shpreh Basha në fjalën e tij.