Basha: Ja pse lista ime do të jetë fituese në zgjedhje

337

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur në lidhje me listën aq të debatuar të kandidatëve për deputetë tha se ajo do të jetë listë fituese për shkak të frymës së re.

Basha tha se lista do jetë fituese në zgjedhjet e 25 qershorit pasi në të janë 41 gra në 140 kandidatë

“Lista është përshëndetur dhe është pritur me entizuazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga partia, por edhe nga publiku, akademikët, shoqëria civile dhe media.

Të të jap disa shifra sesa i thellë është ndryshimi, kemi 41 gra në 140 kandidatë, 82 përqind e kandidatëve që nuk kanë qenë kurrë deputetë, 42 përqind të rinj nën 40 vjeç dhe 33 përqind nën moshën 35 vjeç. Kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës dhe qytetarëve për daljen e PD me një ekip të lirë dhe demokrat”, tha ai.