Basha: Do të falim kamatëvonesat dhe do të rishikojmë çmimin e energjisë

509

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar se një nga gjërat e para që do të bëjë sapo të bëhet kryeministër do të jetë falja e kamatëvonesave të energjisë elektrike.

Gjatë fushatës elektoral në Kurbin, kreu i PD theksoi se do të rishikohet gjithashtu çmimi i energjisë elektrike për të shkuar drejt uljes, por theksoi se askush nuk duhet të mendojë se nuk do të paguajë dritat.

“Të gjitha kamatëvonesta do të anulohen dhe shqiptarët do të lirohen nga faturat e kripura që paguajnë për korrupsionin e republikës së vjetër. Do të shkojmë drejt rishikimit të çmimit të energjisë. Sigurisht që energjia duhet dhe do të paguhet, mos kemi iluzione për këtë. Por kamatëvonesat do të marrin fund”, deklaroi kreu i PD Lulzim Basha.