Arsenal arrin marrëveshje me Allegrin, por gjithçka varet nga Wenger

424

Juventus po luan ndaj Udineses, teksa trajneri Allegri është i impenjuar për t’u dhënë udhëzime skuadrës së tij. Në Angli vijojnë spekulimet për të ardhmen e trajnerit livornez për të zënë vendin e Wengerit tek Arsenali.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat britanike, teksa e përditshmja “Sunday Express” ka theksuar se raporti mes trajnerit dhe skuadrës britanike është intensifikuar shumë kohët e fundit, ndërkohë që palët kanë arritur një marrëveshje verbale.

Arsenali i ka kërkuar Allegrit një listë paraprake blerjesh, në rast se italiani do të ulet verën e ardhshme në stolin e ekipit londinez, por gjithçka do të varet nga vendimi i Wengerit, i cili ka marrë një propozim për të rinovuar dhe për dy vite.