Aplikacioni që mund të shpëtojë jetën e përdoruesve online

400

Një teknologji që përdor inteligjencën artificiale, e aftë të dallojë statuset a shkrimet me tendencë të rrezikshme, vetëvrasëse, do i ndalojë këto veprime pa ndodhur ende. Ky krijim i Marc Zuckerberg, do t’ia dërgojë menjëherë statuset e dyshimta stafit të Facebook dhe në rast se ato përbëjnë rrezik do të njoftohet personi e do t’i ofrohen mënyra të ndryshme për rikuperim.

Ne do të mundësojmë që organizata të ndryshme që merren me tendencat vetëvrasëse të jenë të aksesueshme në Messenger për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.”, tha Zuckerberg.

Kjo teknologji u krijua si një mënyrë për të shmangur vetëvrasjet që kanë ndodhur disa herë të regjistruara live nga rrjeti social.