Ambasadori Lu, takim me Bashën në selinë e PD-së

268

Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në selinë blu. Mësohet se në qendër të saj është situata politike në vend.

Opozita ndodhet në ditën e 43 të protestë përballë kryeministrisë ku kryedemokrati Basha ka ritheksuar se nuk do të dalë nga çadra deri në realizimin e qeverisë teknike.