5 tipare që tregojnë se shefi juaj mund të jetë psikopat

421

Me siguri, shumë prej nesh e kanë përshkruar shefin e tyre si “pak psikopat” deri në një fazë të caktuar, por disa studime të fundit kanë gjetur se kjo është aktualisht e vërtetë për 1 në 5 drejtues.

Studimi u krye nga dy universitete në SHBA dhe në Australi, duke përfshirë 261 drejtues të lartë korporatash, të cilët u vlerësuan për shenja të ndryshme psikopatie.

Studimi gjeti se 21% e grupit të marrë në studim shfaqi “nivele klinikisht të rëndësishme të tipareve psikopatike”. Krahasuar me publikun e gjerë, drejtuesit e lartë kanë gjasa të shfaqin 25 herë më shumë sjellje psikopatike.

Në këtë listë të drejtuesve që shfaqin sjellje psikopatike hyjnë kirurgët, politikanët, avokatët dhe personat që punojnë në media.
Termi i “psikopatit të suksesshëm” nuk është i ri. Psikiatri amerikan, Herve Cleckley, e shpiku këtë nocion në vitin 1941 në librin “The Mask of Sanity”. Ai pikturoi një tablo të një personi veçanërisht tërheqës, i fiksuar, jo i ndershëm dhe i prirë për të mos treguar ndjeshmëri ndaj të tjerëve.

Njerëz të tillë kanë 5 tipare që i bëjnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme.

Ja cilat janë:

1. Përgjigje emocionale të pasinqerta – sepse psikopatët kanë shpesh një paaftësi për të shfaqur emocione të vërteta, ata përpiqen të imitojnë atë çka besojnë të jenë reagime të papërshtatshme (bëni kujdes ndaj një gjuhe trupi të pazakontë dhe një toni zëri të papërshtatshëm.

2. Ndjesia e superioritetit – psikopatët e suksesshëm kanë një besim të verbër se ata janë intelektualisht superiorë ndaj kolegëve të tyre. Ata besojnë se mund të evidentojnë lehtësisht psikopatë të tjerë gjë që i bëjnë ata mospërfillës. Psikopatët kanë prirje narciste dhe mungesë totale të vetëdijes.

3. Manipulimi masiv – shpesh marrin rolin e një mjeshtri të vetëshpallur marionetash dhe shpesh ndiejnë kënaqësi të madhe kur i vënë njerëzit përballë kundër njëri-tjetrit.

4. Impulsivë Kompulsivë – sepse ata kanë besim të madh në vete mbi aftësitë e tyre, do të marrin vendime të njëanshme pa u konsultuar më parë me të tjerë. Kjo shoqërohet edhe me një dobësi karakteri të lindur: marrjen e veprimeve të rrezikshme, pasi ata ndiejnë adrenalinë kur futen në situata të rrezikshme.

5. Makinacionet e Makiavelit – egoist dhe skllav në ndjekjen e parave, suksesit dhe pushtetit.

A ju tingëllon ndonjë gjë familjare? A shihni ndonjë nga këto tipare tek drejtuesi juaj? Dhe nëse jeni lider i një biznesi, a shihni ndonjë nga këto tipare te vetja? E nëse jeni një shef psikopat, a ka shumë rëndësi kjo gjë nëse arrini rezultate?

*Steve Blakeman, drejtues, OMD
Burimi: INC