10 parashikime për të ardhmen e industrisë së ndërtimit

550

Balfour Beatty, kontraktori më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, ka parashikuar se procesi i ndërtimit do të kryhet në masë të madhe nga makineritë ‘inteligjente’ brenda 33 viteve të ardhshme.

Sipas Balfour, deri në vitin 2050 shumica e ndërtimeve do të zhvillohen në fabrika, elementet modulare do të mund të vendosen vetë së bashku dhe pjesa më e madhe e punës fizike do të kryhet nga robotë të pavarur ose të kontrolluar në distancë.

Më poshtë janë 10 parashikimet për industrinë e ndërtimit në 2050.

1. Industria do të bëhet gjithnjë e më e fokusuar te risitë dhe të dy kontraktorët dhe klientët do të jenë më pak të rrezikuar.

2. Forma dhe oferta e industrisë së infrastrukturës do të ndryshojë ndjeshëm, me modele të reja biznesi, produkte dhe shërbime.

3. Infrastruktura do të kalojë nga përdorimi i betonit dhe çelikut në materiale të reja.

4. Do të krijohen punë dhe industri të reja, por rolet e punës me kualifikime të ulëta apo që mbështeten në përsëritjen e detyrave do të zhduken.

5. Të menduarit vetëm për projektimin dhe ndërtimin do të bëhet një koncept i vjetëruar pasi infrastruktura do të bëhet shumëfunksionale.

6. Robotët do të jenë më të përhapur në ndërtim.

7. Ndërtimi do të bëhet më i shpejtë, duke përdorur printimin 3D dhe 4D, si dhe objektet vetë-transformuese.

8. Do të dalin ide të reja për ta bërë transportin publik më të shpejtë, më të sigurtë  dhe më pak të dëmshëm për mjedisin.

9. Ne do të përdorim gjithnjë e më shumë teknologjinë që vishet si ‘exoskeletons’.

10. Kontrolli nervor i drejtpërdrejtë mbi pajisjet dhe automjetet do të jetë i arritshëm për industrinë.

BURIMI: http://acp.al