ZYRTARE/ Ganni De Biasi largohet nga drejtimi i Kombëtares

385

Me lot në sy, Ganni De Biasi ka deklaruar sot se nga dita e sotme do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë.

Vendimi është bërë i ditur sot në një konferencë për mediat që ka bërë De Biasi së bashku me presidentin e Federates Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Largohem si trajner që sot nga Kombëtarja shqiptare. Kam një falënderim për gjithë ekipin e kombëtares.

Kemi arritur suksese me kombëtaren, por duket se ka ardhur edhe fundi i ciklit tim si trajner në Kombëtaren e Shqipërisë. Po iki me vështirësi”, është shprehur De Biasi, i cili nuk ka mundur që ti mbajë lotët.

“I lë mundësinë zëvendësuesit të njohë lojtarët. Nuk jam i qetë, pasi kemi kaluar 5 vite punë së bashku”, është shprehur trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi i cili sot ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares.

Nga ana tjetër, Armando Duka është shprehur se nuk ka mbaruar cikli i De Biasit. “Nuk mendoj se cikli i De Biasit ka mbaruar”, është shprehur Duka.