ZGJEDHJET 2017/ Basha prezanton kandidatin e opozitës për Bulqizën

434

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha udhëtoi dje drejt qytetit të Bulqizës për të prezantuar kandidatin për deputet. Edmond Isaku, është kandidati i tretë në listë përzgjedhur nga PD-ja disa ditë më parë, ndërsa dje Basha bëri zyrtarizimin e tij në Bulqizë.

Prezantimi i Isakut është bërë në Lagjen e re në Bulqizë. Në fjalën e tij Isaku u shpreh i sigurtë për fitoren e Partisë Demokratike në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë dhe falenderoi Bashën për besimin që i dha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Bulqizë, ka deklaruar se qëllimi i PD-së është të fuqizojë ekonominë e Bulqizës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq, Basha ka theksuar se plani i tij ekonomik mban vulën e ekspertëve ekonomikë të Angela Merkel.

Kreu i opozitës sqaron se është konsultuar me ekspertë dhe ky plan është ndër prioritetet e tij për t’u vënë në zbatim.

Kandidati i tretë në listën e PD-s për Dibrën, Edmond Isaku vjen nga fusha e biznesit.

VIDEO: Bulqiza TV
FOTO: Fan page https://www.facebook.com/edmondisaku.al/?fref=ts

/bulqizaime.al/