Policia arrestoi një person pas zbulimit të një parcele me kanabis në fshatin Golovisht të Gjoricës. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bëri me dije se parcela me kanabis ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar, por pa dhënë detaje lidhur me numërin e rrënjëve të cilat u asgjësuan.
“Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.
Gjatë orëve të fundit, operacione të ngjashme janë zhvilluar në Krujë, Mirditë dhe Shkodër, ku si rezultat janë vënë në pranga disa persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.