Vrasja e 29-vjeçarit në Tiranë, autori i dyshuar, punonjës policie në Dibër

3431
Autori i dyshuar i vrasjes se Jurgen Dukës mesnatën mes të hënës dhe të martës në Tiranë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit, Jurgen Duka, gjatë mesnatës në një market në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi Arbër Sula, 27 vjeç, banues në Sauk, agjent krimesh në Dibër. Në momentin e krimit ishte jashtë shërbimi.

“Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes. Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes”, bën të ditur policia.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së marketit ku ndodhi ngjarja. Autori i krimit ende nuk është arrestuar, ndërsa viktima Jurgen Duka ishte person me precedente penal.