Vodhën celularë në Peshkopi dhe Maqellarë për ti shitur në Bulqizë, Policia prangos dy persona dhe dy të tjerë shpallen në kërkim

3499
Sendet e vjedhura nga autorët të sekuestruara nga Policia. Foto: DVP Dibër

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën arrestimin e dy personave nga Bulqiza, dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë, akuzuar për vjedhjen e dy dyqaneve për shitjen e celularëve në Peshkopi dhe Maqellarë. Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë si të implikuar në këtë vjedhje.

“A. Ll., 19 vjeç,  M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë. U proceduan penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura i’a kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga DVP Dibër.

Nga Policia janë sekuestruar sendet e vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.