VIDEO/ Viti 2011, kur forcat speciale mësynin në Bulqizë për ndërprerjen e grevës së minatorëve

276

Një nga protestat e cila ka tërhequr më shumë vëmëndjen e mediave, zhvilluar nga punëtorët dhe minatorët e minierës së Bulqizës ka qenë ajo e vitit 2011.

Më datë 24 gusht 2011 pati edhe përlasje mes minatorëve që ishin në protestë dhe forcave të policisë, përpara hyrjes së ambienteve të administratës së minierës.

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kishin ditë që ishin vendosur në Bulqizë, urdhëruar nga qeveria Berisha që të shtypnin çdo revoltë që mund të lindte.

Si pasojë e kësaj përplasje, 3 minatorë përfunduan në spital.

/bulqizaime.al/