VIDEO/ Vajkal, protestë për gjendjen e keqe të rrugës

440

Dhjetra banorë të lagjes Sallake, Vajkal në Bulqizë, protestuan për gjendjen skandaloze të rrugës cila aktualisht është, tërësisht e gropëzuar me baltë e ujë.

Banorët protestues shprehen se prej të paktën 29 vitesh në këte rrugë nuk mbajmë mend të jetë hedhur një makinë zhavor edhe pse jemi lagje e qytetit dhe paguajmë rrugullisht taksat si të gjithë qytetaret e tjerë, transmeton Bulqiza Tv.

Banorët shprehen se ndjehen të diskriminuar pasi para dhe pas lagjes së tyre rruga është e asfaltuar, ndërsa kjo e lagjes së tyre jo vetëm që nuk është asfaltuar, por as është marrë mundimi për të hedhur një lopatë zhavor.

Në çdo fushate elektorale, qoftë për zgjedhjet vendore dhe ata parlamentare, na është premtuar sistemim asfaltimi i rrugës, thonë banorët, por na kanë mashtruar, pasi nuk kanë vepruar asnjë herë. Kësaj radhe kërcënojnë banorët, nëse nuk do të ndërhyhet për asfaltimin e kësaj rruge, t’i harrojnë votat.

/bulqizaime.al/