VIDEO/ Shkopet, makina bie 30 metra në humnerë, plagosen 5 persona nga Bulqiza

452

Pesë persona janë plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga duke lënë 30 metra poshtë saj.

Informacionet paraprake të policisë thonë se rreth orës 10.20, në aksin rrugor Burrel-Shkopet, në vendin e quajtur “Ish teleferiku” mjeti tip Benz me targë AA 360 BC me drejtues Shkëlqim Shehu, 45 vjeç ka dalë nga rruga duke rënë 30 metra poshtë.

Në mjet udhëtonin katër vëllezër Eduart, Shkëlqim, Bujar, Besnik SHehu dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, Donika SHehu të gjithë nga Bulqiza.

Drejtuesi i mjetit dhe tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Laçit jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një tjetër është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet  të  jetë   humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë  e lagështirës në rrugë.  Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.