VIDEO/ Protesta tek KZAZ-ja në Mat, plagoset vëllai i kreut të PD-së në Burrel

855

Alfred Lika, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në Burrel është plagosur rëndë sot gjatë përplasjes në KZAZ-në e Matit.

Lika ka pësuar fraktura të rënda në kokë gjatë përplasjeve për marrjen e KZAZ-së dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.

PD akuzon Forcat Speciale se kanë goditur Likën në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre.

Në Burrel kanë mbetur disa persona të tjerë të lënduar nga përplasja, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia.

BURIMI: Top Channel