VIDEO/ Boksieri Mikel Alliu triumfon në Gjermani

1831
Mikel Alliu gjatë ndeshjes. Foto: Kickboxen Deutschland

Boksieri nga Bulqiza, Mikel Alliu arriti të fitonte këtë të shtunë (23 shkurt 2019) në peshën super të mesme. Boksieri 24 – vjeçar kishte përballë një gjerman. Trajneri Ismail Keta, pas përfundimit të ndeshjes deklaroi me telefon për Bulqiza ime se fitorja e Mikelit në këtë përballje ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij. Ndeshja u zhvillua në Këln të Gjermanisë dhe për Alliun kjo përballje ishte e 20-ta në karrierë.

Ndërsa në muajin Mars, Mike Gjetan Keta është gati për një tjetër duel të madh. Boksieri nga Bulqiza do të rikthehet në ring me datë 9 mars përballë boksierit Jose Varela në Spanjë.