VIDEO/ Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga, vdes 25-vjeçari

618
Foto ilustruese nga një aksident rrugor në Bulqizë. Foto: Sami Curri

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Bulqizë-Peshkopi.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur paraditen e së dielës, rreth orës 10: 05 në afërsi të Urës së Qytetit në Peladhi, ku mjeti që ishte nisur drejt Maqellarës e që drejtohej nga 25-vjeçari Jurgen Dani ka dalë nga rruga.

Për pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, nëna dhe gjyshja e tij, jashtë rrezikut për jetën.

Foto nga vendi i aksidentit

Aksidenti është konstatuar nga drejtuesit e automjeteve të tjera që po kalonin në atë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje ka shkuar policia lokale, që ka nxjerrë pasagjerët e aksidentuar nga makina, duke i dërguar ata në spital, ndërsa trupin e pajetë të 25-vjeçarit, në morg.

Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë së lartë të mjetit që drejtohej nga 25-vjeçari.