Valë vjedhjesh në Fushë – Bulqizë

241

Banorët e disa fshatrave në Fushë – Bulqizë janë përfshirë nga një valë grabitjesh që kanë ndodhur ditët e fundit.

Persona ende të pa identifikuar, kanë grabitur disa banesa dhe biznese të vogla familjare.

Bulqizaime.al mëson se banorët e kanë raportuar edhe në polici një situatë të tillë, por që deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këto grabitje.

Banorët raportojnë se në orët e vona të së premtes, pre e grabitësve ka qenë një dyqan i vogël në fshatin Dusha, ku janë marrë mallra dhe para.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre grabitjeve.

/bulqizaime.al/