Turqit e “Yildirim” blejnë edhe ferronikelin në Kosovë

244
NewCo Ferronikel në Kosovë. Foto: Front Online

Konglomerati turk “Yildirim” ka blerë të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel” në Kosovë të cilat zotëroheshin nga Grupi BALFIN.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se janë marrë të gjitha masat për nje tranzicion të qetë.

“YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM.”, thuhet në komunikatë.

Në dhjetor të vitit 2021, konglomerati turk “Yildirim” bleu edhe kompaninë Albchrome, që zotëron që prej vitit 2013 koncesionin më të madh minerar të kromit në Shqipëri në zonën e Bulqizës, fabrikën e pasurimit në Burrel, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan.